Kryefaqe- Rreth Nesh
“Smart Wholesale & Retail Hub” është një projekt inovativ i kompanisë AEG, që kombinon shitjen me shumicë dhe pakicë me një platformë digjitale inteligjente dhe një sistem logjistik të automatizuar për menaxhimin e stokut dhe furnizimeve.
Kjo zgjidhje i përgjigjet problematikave aktuale të tregtisë tradicionale, si mungesa e transparencës në stoqe, kohë e gjatë e shpërndarjes dhe kosto të larta operative. Platforma ofron mundësinë për porosi online nga biznese (B2B) dhe konsumatorë finalë (B2C), ndërsa sistemi inteligjent optimizon inventarin dhe shpërndarjen në kohë reale.
Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një ekosistemi tregtar inovativ që rrit efikasitetin, zgjeron tregun dhe siguron qëndrueshmëri afatgjatë për kompaninë dhe partnerët e saj.
AEG operon në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakicë të artikujve industrialë, ushqimorë, sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, si dhe furnizimit me tuba plastike. Aktiviteti ka për qëllim të mbulojë nevoja të gjera të tregut, duke shërbyer si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset që kërkojnë zgjidhje industriale dhe energjetike.

Zhvillimi i një sistemi online për porositë e artikujve industrialë, ushqimorë dhe sistemeve të ngrohjes-ftohjes.

Zhvillimi i një sistemi online për porositë e artikujve industrialë, ushqimorë dhe sistemeve të ngrohjes-ftohjes.

Optimizim i proceseve të shpërndarjes për shpejtësi dhe efikasitet në të gjithë territorin shqiptar.

Organizimi i fushatave promocionale dhe krijimi i bashkëpunimeve strategjike me furnitorë dhe biznese lokale.
Zhvillimi i platformës dhe krijimi i bazës së të dhënave për produktet.
Testim i sistemit dhe implementimi i fushatës së parë të marketingut.
Zgjerim i rrjetit të furnitorëve dhe përmirësim i platformës bazuar në feedback-un e klientëve.